Policia ka bërë të ditur se një person është gjobitur në Mitrovicë për tejkalim në vijë të plotë.
Në njoftimin e policisë thuhet se personi është gjobitur me 150 euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik në kohëzgjatje prej tre muajve në territorin e Kosovës.
“Hetuesit e njësisë së Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut, pas pranimit të fotove nga një qytetar, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në rrugën rajonale Pejë-Mitrovicë, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilën veprim kishte rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor”.
“Kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba prej njëqindepesëdhjetë (150) euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.