Humbje me kokën lartë, shpresa të forta te Foda

Pas fitores së parë nën udhëheqjen e trajnerit Franco Foda, Kosova është mposhtur në ndeshjen e dytë.

”Dardanët” u mposhtën me rezultat 2:0 në Hungari, ndonëse patën një paraqitje dinjetoze.

Kosova zhvilloi një pjesë të parë më të mirë duke dominuar kundërshtarin, por njëjtë nuk ishte edhe në 45 minutat e dytë.

Dominik Szoboszlai zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1:0 në minutën e 58-të të takimit.

Ndonëse ishin më të mirë, Kosova pësoi edhe golin e dytë pas gabimeve në mbrojtje.

Mbrojtësi hungarez Nagy shënoi golin e dytë për vendasit në minutën e 86-të të ndeshjes.

Kosova nuk arriti të shënoi gol edhe pse kishte një paraqitje të mirë.

Për përzgjedhësin Foda kjo është humbja e parë me Kosovën. Në dy ndeshje me drejtimin e “Dardanëve” ai ka një fitore e një humbje.