Nuk ka marrëveshje ende mes Qeverisë dhe SBASHK-ut.
Kjo nënkupton që në rast se edhe nesër nuk do të arrihet një gjë e tillë, atëherë mësimi nuk do të fillojë as në ditën e hënë.
Dje kishte një takim mes palëve, por që asgjë konkrete nuk u arrit. Sot ministrja Nagavci tha se fëmijët po humbin shumë nga kjo grevë, por përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit nuk po lëshojnë pe nga kërkesat e tyre dhe janë të vendosur deri në plotësimin e tyre.
Nga data 25 gusht, shkollat dhe çerdhet në Kosovë, janë në grevë. Kërkesa e Sindikatës për ta ndalur grevën është 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.