Deputeti i VV-së, Dimal Basha në Komisionin për Çështje të Sigurisë ka thënë se buxheti i policisë së Kosovës tani është 160 milionë euro, krahasuar me vitin 2019, që siç thotë ai ishte 100 milionë euro, ku 75 milionë prej tyre kanë shkuar për paga e mëditje.
Sipas tij paga mesatare e policisë ka qenë një mijë euro.
Por, Basha i VV-së ka pasur edhe disa kritika drejt Drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, ku tha se ka raste kur sheh zyrtarë policor duke pirë duhan në vetura, e që sipas tij një gjë e tillë nuk është imazh i mirë për policinë.
Tutje ai tha se ka raste kur vetë zyrtarët policor nuk e kanë të vendosur rripin e sigurisë, e që siç tha ai është e vështirë që të dënohen qytetarët në të tilla raste.
Duhet të bëjmë hala më shumë. Numrat flasin dhe janë kokëforte. Kam edhe vërejtjet e mia. Ka raste kur sheh policë duke pirë duhan në veturë, e që nuk është imazh i mirë për policinë, ka raste kur vetë ata nuk e vënë rripin e sigurisë. Është shumë e vështirë me dënu një qytetarë kur t’i vet nuk i përmbush rregullat që t’i përcakton ligji. Pastaj, e kam vërejtur një fenomen që bëjnë ndalesa të automjeteve në rreth-rrotullime, apo e në autostradë në disa vende, që kur i sheh ata krijojnë më shumë pasiguri se sa që janë duke u kujdesur për shpejtësinë aty”, tha Basha.