Nuk ka rezultuar i suksesshëm as takimit i dytë ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës e të Serbisë për temën e dinarit. Të gjitha palët kanë konfirmuar se një tjetër takim do të mbahet javën e ardhshme.
Pra, si rezultat, linja Bruksel-Prishtinë, në terma metaforik, do të vazhdojë edhe për javën e tretë me radhë. Shfrytëzuesi ‘kryesor’ i linjës po del të jetë zv/kryeministri, Besnik Bislimi.
Ky i fundit foli dje pas përfundimit të takimit në Bruksel.
“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Ne tentuam të afroheshim, por si duket ka nevojë për një takim shtesë, ndoshta Lajçak do të ofrojë që ai të mbahet javën e ardhshme”, tha Bislimi.
“Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar sot propozimet për rrugën përpara për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme. U pajtuam që javën e ardhshme të takohemi me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje.”