“Viva Fresh Store m’i vodhi 5 euro në një artikull të vetëm”

Ankesat e konsumatorëve për rritje të çmimeve të produkteve në momentin e pagesës për dallim nga çmimi i rafteve, janë të shumta në vendin tonë.

Një rast i tillë i ka ndodhur kryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha, në marketin Viva Fresh në Prizhtinë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Atij një produkt, shampon, i është faturuar 8.89 euro për dallim nga çmimi në raft prej 3.85 euro.

Ai është shprehur i revoltuar me këtë rast.
“Dmth. 5 euro hajni prej vetëm një artikulli. E arsyetimi i tyre si gjithmonë i njëjtë, na falni se kemi gabu. Pse bre kurre spo gaboni me i faturu ma lire.” – shkruan Hoxha.
Postimi i plotë:
M’ka ndodhe disa here keta te “Viva Freshit” me i nxone tu m’vjedhe n’fature mirepo kjo e sotit ke e tepert.
Paramendoni nje artikull qe kushtonte 3 euro e 85 cent ma kishin faturu 8 euro e 89 cent.
Dmth. 5 euro hajni prej vetem nje artikulli.
E arsyetimi i tyre si gjithmone i njejte, na falni se kemi gabu.
Pse bre kurre spo gaboni me i faturu ma lire.