Aktori Enver Petrovci ka folur me përçmim për ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa e ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti lexon më shumë se të gjithë të tjerët bashkë në Parlament, ndërsa për ish-udhëheqësit tjerë të shtetit tha se erdhën rastësisht në shprehje vetëm për shkak të luftës.
“Unë mendoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jam i sigurt, ma shumë ka lexu ky sesa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj… kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lindë koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrgja s’kishin qenë, po të mos kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do bodyguarda. Kurrgja s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hy. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, tha Petrovci në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” në RTK.