Gazetari gjerman i FAZ Michael Martens i ka reaguar deputetes Ozlem Demirel e cila ka bërë një postim kundër ndërhyrjes së NATO’s në vitin 1999 e cila bombardoi caqet serbe për shkak të krimeve në Kosovë. Demirel është politikane gjermane e lindur në Turqi. Aktualisht është deputete në Parlamentin Evropian.
Martens me ironi ka komentuar duke thë se NATO e bombardoi për “qejf” Serbinë, derisa deputeten e quan budalla.
Një ditë NATO vendosi të bombardonte Serbinë për qejf. S’kishte ndodhur asgjë më parë. Politika e aparteidit të Serbisë në Kosovë apo masakra në Srebrenicë dhe masakra të tjera nuk ekzistonin. Është e mahnitshme se sa budallallëqe çnjerëzore mund të futësh në një postim kur je aq budalla sa @OezlemADemirel” ka shkruar Martens.