Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita FC është duke luajtur një miqësore në Zvicrës ndaj skuadrës së famshme, FC Aarau.
Para se të fillonte ndeshja, në stadium performoi këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza.
Kënga e përzgjedhur nga Shkurte Fejza ishte “Mora Fjalë” që kënaqi të pranishmit në tribuna, e që sigurisht që është një numër i madh shqiptarësh.
Kujtojmë që te skuadra zvicrane luajnë disa shqiptarë, përfshi këtu: Arijan Qollaku, Milot Avdyli, Samuel Krasniqi, Dorian Derbaci, Binjamin Hasani, dhe Shkëlqim Demhasaj.