25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Clark: U përmbush synimi për t’i dhënë fund spastrimit etnik

25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fundit spastrimit etnik në Kosovë, gjenerali Wesley Clark deklaroi se ndihet krenar për veprimet që ndërmori aleanca më e madhe ushtarake në botë.

Clark tha se ndërhyrja e NATO-s, ndonëse përdori forcë minimal për të evituar lëndimin e masave parandaluese, u përmbush synimi “për t’i dhënë fund spastrimit etnik”.

“Jam krenar për veprimet që ndërmori NATO-ja në atë kohë për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës. NATO veproi duke përdorur minimumin e forcës, duke marrë çdo masë parandaluese për të shmangur lëndimin e civilëve të pafajshëm dhe megjithatë e përmbushi synimin për t’i dhënë fund spastrimit etnik”, – tha ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.