Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje ka dalur sot para Gjykatës, si i akuzuar që kishte kryer sulm fizik ndaj një ish-punëtorit të KQZ-së në vitin 2021.
Seanca filloi me tensione kur dëshmitari i tha Kurteshit “mos m’këqyr dhe mos ma lujë kryet!”
Në këtë rast Kurteshi kishte bërë me dorë kah ana tjetër e sallës, pra nga ana ku ishte i ulur dëshmitari.
Më pas vazhdoi përsëri dëshmitari duke deklaruar se Kurteshi po e kërcënon duke e luajtur kryet.
“Nuk ka nevojë me m’kërcënu… me ma lujt krytë.” – tha dëshmitari.
Më pas Gjyqtari i rastit ka thënë se nuk ka pa asnjë kërcënim.
Kurteshi u deklarua dhe tha se nuk e ndjen vetën fajtor.
Seanca vazhdoi me dhënien e dëshmisë nga dëshmitari.
Për më shumë ndiqeni videon e realizuar nga Nacionale.