Abdixhiku i përgjigjet Kurtit për ofertën: Nëse është dorëzu, le të dorëhiqet – LDK është gati për zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sonte se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe ironizoi duke thënë se meqenëse opozita s’i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, mund ta ndihmojnë opozitën.

Kësaj deklarate iu përgjigj kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku tha se nëse Kurti është dorëzuar le të japë dorëheqje, duke shtuar se LDK është e gatshme për zgjedhje që nga sonte.

“Le ta jap qartë, zëshëm, nëse është dorëzu e duket se është dorëzu le të jap dorëheqje. Pra nëse është dorëzu le të jap dorëheqje. Por le të ja shpjegoj popullit pse po i lë. LDK nuk bën mocion të shpërbërjes së Kuvendit por është e gatshme për zgjedhje prej sot. Është e gatshme edhe për qeverisje pas zgjedhjeve.

Nëse është dorëzu, le të jep dorëheqje. Po kërkon zgjedhje, të bëhet viktimë të thotë më rrëzuan.

Le të jap dorëheqje”, tha Abdixhiku në T7.