Ish-ambasador në Bullgari Edon Cana, vlerëson se Qeveria që udhëheqë tani kryeministri Albin Kurti i ka shkelur më së shumti vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Cana, mes tjerash theksoi se pikërisht për këtë ndërkombëtarët reaguan në lidhje me Manastirin e Deçanit, njofton Klankosova.tv.
“Bashkësia ndërkombëtare, miqtë ndërkombëtar kanë parë se kjo qeveri nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe fatkeqësisht si rezultat i kësaj është marrë një vendim nga shtetet tona mike që ta bëjnë këtë veprim, i cili mendoj ishte jo bash i mirë për Kosovën”, u shpreh Cana.
“Sepse për dallim edhe pse ky vendim është marrë në vitin2016, nuk ishte proceduar nëpër vendime procese të ndryshme, dhe në asnjë rrethanë, në asnjë moment në histori të Republikës së Kosovës nuk kemi pasur një qeveri e cila ka shkelur më shumë vendimet e Gjykatës Kushtetuese se kjo qeveri. Për atë arsye, e kemi pasur këtë kusht që nuk e kemi pasur atëherë”.