Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, për numrin e çerdheve të ndërtuara.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se Nagavci i bën kërrsh përqindjet dhe sipas asaj që ka deklaruar, i bie se për 17 vite në Kosovë është ndërtuar vetëm një gjysmë çerdhe.
“Ministrja e arsimit i bën kërrsh përqindjet
Këta a janë analfabetë funksional apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë?!
Ministrja Nagavci paska thënë më KTV se gjatë mandatit të saj janë ndërtu 850% me shumë çerdhe se në gjatë viteve 2003-2020, sipas saj i bie që prej vitit 2003 deri në vitin 2020 në Kosovë është ndërtu një gjysmë çerdhe, kjo mandej e ka rritë numrin për 850%, pra prej 1/2 tash janë bë 4.
Për besë s’din njeri a me qeshë a me qajtë.