Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla Schwarz, nuk ka kursyer kritikat për Bashkimin Evropian, lidhur me masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Gërvalla konsideron se masat janë të padrejta, teksa thotë se BE-ja nuk mund ta shpjegojë pse janë vendosur ato, e as cilat janë kushtet konkrete për heqjen e tyre.
“Huliganët e Vuçiqit vijnë në Kosovë sulmojnë fizikisht NATO-n, KFOR-in dhe reagimi i Brukselit, janë masat ndaj Kosovës.
Për mendimin tim ato masa jo vetëm të pakuptueshme dhe të padrejta, por nuk gjen një instancë të BE-së e cila mund të shpjegojë pse janë vendosur masat dhe cilat janë kushtet konkrete për heqjen e tyre, përvec atyre termave të përgjithshme me qëllim që masan të hiqen, pra de-eskalimi.
Përshtypja ime është që, në një përpjekje të dëshpëruar për t’i dalë zot situatës në veri, BE ka marrë masa që nuk e di as pse i ka vendosur as pse do t’i heq, pra nuk kemi rrugëdalje, duhet ta gjej BE-ja”, tha ajo në emisionin Interaktiv të KTV-së.