Policia e Kosovës mohon sulmin kibernetik, e quan një problem teknik

Gjatë ditës së sotme është raportuar për sulm kibernetik ndaj uebfaqeve të Policisë së Kosovës e Prokurorisë së Shtetit, ku faqja e Policisë një kohë ishte jashtë funksionit, derisa më pas u kthye në funksion.

E uebfaqja e Prokurorisë së Shtetit ende është jashtë funksionit, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali, kanë mohuar sulmin kibernetik, duke e quajtur atë si problem teknik.

“Nuk bëhet fjalë për sulm kibernetik, por për problem teknik. Policia ka kontaktuar kompaninë e kontraktuar të internetit e cila ka dhënë atë konstatim, si shkak i probleme me energjinë, derisa uebfaqja e Policisë së Kosovës është tash në funksion”, thanë burimet nga Policia.