Analisti Vehbi Kajtazi ka thënë që në Lëvizjen Vetëvendosje mendon dhe beson vetëm një njeri, dhe të gjithë të tjerët e ndjekin vijën e tij, duke iu referuar kryetarit të kësaj partie, njëherësh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Aty veç një njeri mendon dhe beson,” ka thënë Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës, teksa po fliste për LVV-në.
“Nuk ka të tjerë aty që mendojnë dhe besojnë. Gjema një që mendon dhe beson në Vetëvendosje po ma allahile!”
“O veç një aty mendon – thotë: është mirë. Tanë thonë mirë. Thotë: është keq. Tanë thonë është keq”.