Senatori amerikan, Chris Murphy, ka njoftuar se sot e ka pritur në SHBA emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Murphy ka thënë se në këtë takim kanë folur për atë se si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mund të punojnë së bashku për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Bosnje e Hercegovinën.
“Gëzohem të mirëpres të dërguarin e Britanisë për Ballkan, Lordin Stuart William Peach në zyrën time sot për të folur rreth mënyrës se si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mund të punojnë së bashku për çështjet e Kosovës/Serbisë dhe Bosnjës”, tha Murphy.