Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se KIESA ka hapur thirrje publike për subvencionim të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) për blerjen e makinerive prodhuese / përpunuese.
Ky është njoftimi i plotë:
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ju informon që KIESA ka hapur thirrje publike për subvencionim të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) për blerjen e makinerive prodhuese / përpunuese.
Buxheti total i planifikuar për këtë thirrje është 700,000.00€ dhe është i ndarë në tri Lote, si në vijim:
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro (të punësuar deri 9 punëtorë), Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 300,000.00 €
Loti2 – Ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtorë), Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 250,000.00 €
Loti3 – Ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtorë), Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 150,000.00 €
Thirrja është e hapur deri më datë 28 shtator 2022 – APLIKONI KËTU.