Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, shprehet i bindur se peticioni për largimin e kryetarëve të verirore nuk do të ketë sukses.
Për Zeqirin, ky peticion do të dështoj, por që sipas tij janë duke ndjekur zhvillimet që po ndodhin rreth këtij procesi.
“Unë besoj se kjo nuk do të ketë sukses edhe do të vazhdoj, por si do që të jetë ne jemi duke i përcjellur këto zhvillime. Unë nuk besoj se do të ketë sukses ky far peticioni’’ thotë ai për Front Online.
Ndërsa sa i përket kandidaturës së tij që të jetë prap kandidat për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, në rast se votohet pro shkarkimit të tij, Zeqiri thotë se është akoma herët të bisedohet për të.
”Momentalisht e konsideroj si të hershme me bisedu për kandidaturën time. Unë mendoj edhe besoj se nuk të kenë sukses sa i përket Komunës së Zubin Potokut, por ne do i përcjellim rregullat dhe ligjet. Unë që nga fillimi jam deklaruar se kur janë në pyetje shkarkimet, apo ndonjë zgjidhje tjetër siç është ajo me dorëheqjet kur janë me marrëveshje politike unë do t’i respektoja” u shpreh Zeqiri.