Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të takohet sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, një ditë pas bisedimeve që zhvilloi në Bruksel lidhur me çështjen e dinarit. Takimi pritet të nisë në orën 11:00.
Pas takimit, Hovenier pritet t’u drejtohet gazetarëve para objektit të Qeverisë së Kosovës, rreth orës 11:30.
Ndryshe, Bislimi është takuar dje në Bruksel me Kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.
Pas takimit, Qeveria e Kosovës doli me komunikatë, ku u tha se lidhur me çështjen e dinarit, palët janë dakorduar që deri në fundjavë të sjellin ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër.