Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka komentuar raportet e kryeministrit Kurti me ndërkombëtarët.
Sipas tij, kushdo që rrezikon raportet me SHBA-në ka bërë tradhëti kombëtare.
“Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rrezikim i qenies së Kosovës, kjo është e padiskutueshme besoj që pajtohemi të gjithë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garantë e egzistencës së Kosovës dhe për një kohë të gjatë do të jenë të tillë, prandaj mendojë që kushdo që rrezikon raportet me SHBA-në bënë më shumë se sa tradhëti kombëtare”, tha ai në Kanal10.