“Bam shpulla e parë” – Valon Syla: Qaq shumë po rren kjo qeveri, s’po mund t’i shkoklojmë krejt

Analisti Valon Syla tha se volumi i gënjeshtrave të Qeverisë Kurti është shumë i madh.

Kështu u shpreh Syla në Pressing në T7.

“Volumi dhe sasia e rrenave është qaq e madhe saqë spo kemi kohe me shkoklu një nga një. Para tri jave, dolën me trumpetu krejt Vetëvendosja që na e nalëm dinarin. Bam shpulla e parë veç janë tërheq thanë BQK-ja është s’jemi na”, tha Syla.

“Nëse BQK është e pavarur, pse Albin Kurti shokun e vet të studimeve Milot Cakën e bën zv.guvernator i cili është poashtu shok i studimeve të Kurit dhe ish-këshilltar i tij. Pra nëse qenka e pavarur çka lypi ai dosti yt mu bo aty”, tha ai.