Haradinaj shkon te Kryetari i Deçanit pasi iu regjistrua prona Manastirit – thotë se komuna do ta respektojë vendimin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është takuar me kreun e Deçanit, Bashkim Ramosaj, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të udhëzojë Agjencinë Kadastrale për t’ia regjistruar 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Haradinaj ka lënë të kuptohet se autoritetet komunale në Deçan do ta respektojnë vendimin dhe do të respektojnë të gjithë vendimet e institucioneve qendrore të Kosovës.

Megjithatë Haradinaj thotë se Qeveria qendrore e ka lënë anash Deçanit dhe s’po i përkrah kërkesat e tyre jetike, duke kritikuar buxhetin e ndarë për këtë komunë.

“ Sot qëndrova në Deçan ku zhvillova një diskutim me kryetarin, z. Bashkim Ramosaj dhe autoritetet tjera lokale për të gjitha zhvillimet e fundit në Deçan e më gjerë. Deçani, si çdoherë ka nderuar Kosovën e gjithë kombin në të gjitha çështjet e ndjeshme, dhe do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, për t’i respektuar vendimet e institucioneve qendrore të Kosovës, sepse është shteti ynë dhe shtet tjetër nuk kemi.