Konjufca flet për zgjedhjet në veri: Flamuri i Kosovës do të mbrohet me çdo kusht

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për zhvillimet e fundit politike, situatën në veri dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, temë kjo e nxehtë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë së fundmi, Konjufca tha se zgjidhja e problemeve në veri është pranimi i shtetit të Kosovës, duke shtuar se nuk mundet që zgjedhjet të pranohen, por jo edhe simbolet.

Ai u shpreh se flamuri i Kosovës në veri do të mbrohet më çdo kusht.

“Heqja e flamurit të Kosovës është e paligjshme. Të gjitha ata të cilët do të bëhen kryetarë të komunave në veri e pranojnë shtetin e Kosovës dhe hyjnë në zgjedhje. Nuk munden të thojnë zgjedhjet po i pranojmë e simbolin e shtetit edhe atyre zgjedhjeve nuk po i pranojmë. Zgjidhja është pranimi i shtetit të Kosovës dhe flamuri i Kosovës do të mbrohet me çdo kusht”, ka thënë ai në Kanal10.