Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë edhe reshje shiu në të gjithë vendin.
Mete Kosova ka njoftuar se reshjet do të jenë me intensitet të lehtë dhe mesatar, ndërsa lokalisht mund të jenë më intensive, kurse gradualisht gjatë pasdites pritet vranësirat të tërhiqen.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.
Era do fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.