Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka folur për rolin e tij në Kuvendin e Kosovës.
Përveç kësaj ai ka folur poashtu edhe për ish-presidentin të ndjerë Ibrahim Rugova, ku është shprehur se ndjen fatkeqësi që nuk e ka pritur Pavarësinë e Kosovës.
“Sa i përket kësaj figure historike shumë të rëndësishme dëshiroj ta veçoj sidomos takimin e tij me Clinton mënyrën se si e shikonte ai Rugovën dhe e përqafonte është një nga figurat më të rëndësishme se në çfarë niveli kishte arritur ta sillte Kosovës sa i përket miqësisë dhe aleancave të cilat arriti ti krijonte me shtetet më të fuqishme perëndimore po edhe arritën çlirimin e Kosovës”, tha ai në Kanal 10.
“Fatkeqësisht nuk e priti i gjallë Pavarësinë, po natyrisht që deri aty e solli me plot meritë”, ka thënë ai.