Qeveria e Kosovës sot ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime, me vlerë 33 milionë euro, ku parashihet ndërtimi i një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet deri 100 MW, duke siguruar prodhim vjetor prej rreth 152 GWh energji elektrike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha ndërtimi i kapaciteteve prodhuese do të ndihmojë në zvogëlimin e djegies së karbonit.
“Projekti në fjalë parasheh ndërtimin e impiantit fotovoltanik në një kapacitet deri në 100 MW të prodhimit të energjisë elektrike. Rëndësia e këtij projekti qëndron në faktin se pas finalizimit të projektit, impianti do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 160 gigavat orë energji në vit, dhe të zëvendësojë mbi 170 mijë ton të dioksidit të karbonit në baza vjetore. Kjo i kontribuon edhe më tutje pavarësimit të Kosovës nga përdorimi i burimeve tradicionale të energjisë. Ky projekt, më i madhi i llojit të tij, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, garanton zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të energjisë si parakusht për rritje dhe zhvillim të qëndrueshme të vendit”, tha Murati.
Kurse ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, tha se shtetit i tij do të përkrah Kosovën në rritjen e prodhimit të energjisë së ripëritshme.
“Kthimi parë i impiantit fotovoltaik në Kosovë dhe rritja e kapaciteteve do të kontribuojë në rritjen e burimeve të ripërtrishme dhe të demonstrojë fizibilitetin e një projekti të tillë. Edhe investimet në sistemin e transmetimit të rrymës në Kosovë është kruciale për integrimin e burimeve të energjisë dhe ripërtërimin e Kosovës në tregun evropian të rrymës. Po ashtu dua të theksoj njësojshmërinë për t’u forcuar kapacitetet e zbatimit përmes ndërmarrjeve në pronësi publike e që është një faktor suksesi për të siguruar zbatimin efektiv dhe efikas të investimeve të parapara”, tha Rohde.
Shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë, Anna Carin Platon, përmendi edhe ndihmat e tjera që Kosova ka përfituar nga Bashkimi Evropian.