Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, është përfshirë në “Listën e Zezë”, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Departamenti amerikan i Shtetit ka dhënë edhe arsyetimin për sanksionimin e ti.
“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.
“Këto emërtime riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin”, thuhet tutje.
DASH-i thekson se do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet që ka për të promovuar llogaridhënie për aktorët e korruptuar në rajon dhe botë.