Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur lidhur me ndërtimin e impiantit fotovoltaik.
Ai ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën e energjisë së gjelbër dhe asaj diellore.
“Gjermania do ta mbështesë rrugën e tranzicionit të energjisë diellore të Kosovës. Një projekt i tillë si ndërtimi i impiantit fotovoltaik do të kontribuojë në rritjen e burimeve të ripërtritshme dhe të demostrojë fizibilitetin e një projekti të tillë”, ka thënë Rohde.