Zyrtari amerikan do të vizitoj Kosovën dhe Shqipërinë, takohet me Vjosa Osmanin e Edi Ramën

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimit të ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimin e institucioneve të forta, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Nga data 20-22 mars, ndihmëssekretari Robinson do të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.