Në raportin 24 orësh, Policia ka dhënë detaje për vdekjen e çiftit në Rahovec.
“HETIM I VDEKJES- Rahovec 17.03.2024-NN. Raportohet se në shtëpinë e tyre, janë gjetur pa shenja jete një mashkull dhe një femër kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse , ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.
Drejtoria rajonale e Policisë së Gjakovës dje përmes një komunikate për media ka njoftuar se dy personat u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.
“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”, thuhet në komunikatë.