Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është pritur nga bashkatdhetarët në Zvicër.
Në një takim që sot Haradinaj me bashkëpunëtorë ka pasur më bashkatdhetarë në Zvicër, shihet numër i madh pjesëmarrësish të cilët duatrokitje kanë mirëpritur Haradinaj në foltore.
Partia e Ramush Haradinaj këtë pritje e ka cilësuar si madhështore.
“Pritja madhështore për kryetarin Ramush Haradinaj nga bashkatdhetarët në Zvicër”, thuhet në postimin e AAK-së në Facebook.
Haradinaj para pak muajve ka qenë edhe në Gjermani ku është mirëpritur nga bashkëatdhetarët atje.