Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë i kujdesshëm në raport me ndërkombëtarët.
Duke përmendur rastin për Manastirin e Deçanit, Pacolli ka thënë se ekzekutivi duhet t’i përfundojë obligimet e saja pa bërë show medial.
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës shprehet i bindur se implementimi i obligimeve, e nxjerr Kosovën dinjitetshëm nga dialogu.
Kreu i AKR-së, konsideron se vonesat në implementimin e Asociacionit, është humbje kohe për Kosovën. Thotë se këto vonesa po shkaktojnë presion e dëm ndaj Kosovës.
Unë do ta rekomandoja Qeverinë e Kosovës të jetë e kujdesshme nëse e ka ndermen të implementojë diçka siç ka ndodh me Deçanin, ta bën atë pa polemika pa hyrë në këtë në situata të palakmueshme, e që e vënë Kosovën në situatë që është tani në relacion me ndërkombëtaret, dhe unë besoj Qeveria duhet ta di vetë çka duhet të bëjë dhe nëse është ndonjë obligim që ka ndërmend ta bëj, ta bëj menjëherë e jo mbas një show që po më duket është i panevojshëm, dhe çdo refuzim i implementimit të Asociacionit gjithmonë po e them limitet e kushtetutës së Kosovës është një humbje kohe edhe për ne, edhe për Kosovën se po e shihni ku Kosova nuk implementon diçka atëherë koha zgjatet e presioni gjithmonë është i vazhdueshëm mbi Kosovën dhe krejt ky presion që bëhet me një shtet të vogël, në një shtet aq të dijshëm si Kosova nuk është mirë”, thotë Pacolli.