Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2023.
Në njoftimin zyrtar, KQZ-ja ka bërë të ditur se raportet janë të paaudituara dhe se mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit nga auditorë të jashtëm.
Në bazë të të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje (VV) për vitin 2023 ka arritur të hyra prej 2,098,592 eurosh.
Ndërkohë, shpenzimet e tyre kanë qenë 1,381,285 euro.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar të hyra 723,169 euro, kurse ka shpenzuar 431,824 euro.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur 808,983 euro të hyra, duke shpenzuar 715,986 euro.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shfaqet në raport me të hyra prej 280,000 eurosh dhe shpenzime prej 268,016 eurosh gjatë të njëjtit vit.
Pas përfundimit të procesit të auditimit, raportet e audituara do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së për transparencë të plotë.
Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2023 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara