Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të merr pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake në Belize, shtet ky në Amerikën Qendrore.
Stërvitja do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Britaninë e Madhe, njofton FSK-ja në një postim në Facebook.
Kontingjenti i FSK-së, ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Shqipërisë realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit, me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar Kosovën dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim.