Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar opinionin sa herë fliste për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit.
Deputeti i PDK-së ka thënë që kryeministri duhet t’i kërkojë falje elektoratit të tij për mosmbajtje të fjalës.
“Dua të them që unë ua kam tërheq vërejtën publikisht edhe kur kanë pas dëshirë edhe kur nuk kanë pas deshir se është një çështje që duhet të zbatohet. Ka qenë një vendim e Gjykatës Kushtetuese në vendet demokratike, politika nuk mund t’i kontestoj vendimet e gjyqësorit, veçanërisht kur është pyetja Gjykata Kushtetuese. Beteja ka qenë edhe lokaliste. Në Deçan ka qenë edhe betejë politike në nivel qendror, ashtu siç ka qenë edhe betejë ndërkombëtarë sa i përket zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.
“Ajo që unë kisha me deklaru është se Albini është përpjekur ta bind opinionin rrejshëm që nuk do ta miratoj kurrë dhënien e tokave Manastirit të Deçanit. Ka dalë në foltoren e parlamentit duke mos i përmend ato deklarime nëpër media i cili realisht ata që i kanë marrë vendimet i ka konsideruar si tradhtar dhe kjo e demanton besimin dhe premtimet që i ka dhënë edhe votuesve të vet edhe qytetarëve të Kosovës që është një super hero, super politikan i ciki s’merr vesh për askënd ku shkelen interesat e Kosovës”, u shpreh Haliti.