Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.
Lidhur me këtë rast, analisti, Visar Ymeri në Debat Plus ka thënë se Kurtit nuk mund t’i besohet më në asgjë që thotë politikisht, sepse nuk është duke e mbajtur asnjërën.
Sipas tij ka gjëra që Kurti i ka ndërruar e që Ymeri thotë se i mbështet dhe do i mbështesë, por ka gjëra që mënyra se si flet Kurti e bënë jo kredibil.
“Nëse ky bëhet jokredibil te qytetarët e Kosovës nuk po them i jopopullarizuar, por nëse nesër Kurti del e thotë ky është vendimi i Kosovës, nuk mund ti besojmë më, sepse ne thojmë e ndrron edhe këtë siç i ka ndërruar edhe të tjerat”.