Zbardhet ora e takimit në mes të Escobarit dhe Kurtit

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimeve që i ka pasur dje me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe liderët e partive opozitare, sot do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30.

1.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim, përcjell Express.