Memli Krasniqi jep detaje nga takimi i opozitës me Escobar

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka dhënë detaje nga takimi që tre liderët e opozitës kishin sonte me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në rezidencën e ambasadorit Jeffrey Hovenier.

AI ka theksuar se komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës.

“Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tone”, ka shkruar ai në Facebook.

“Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtet=ndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj, partneriteti ynë është i pa alternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik”, ka shtuar Krasniqi.

Në takim përveç kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, ishin edhe Lumir Abdixhiku, kryetar I LDK-së dhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.