Liderët e partive kryesore të partive politike opozitare, PDK, LDK dhe AAK, janë thirrur në një takim nga emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi ka nisur në orën 19:00 në Rezidencën e Ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, në lagjen Arbëria.
Më herët gjatë ditës, lideri i Aleancës ka theksuar se angazhimi i ShBA-së është kyç për finalizimin e procesit të dialogut.
“E mirëpresim angazhimin e ShBA-së për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Angazhimi i emisarit Escobar është kyç dhe e falënderojmë për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën në synimet e saj”, ka deklaruar zëdhënësi i AAK-së, për Ekonomia Online.