Gazetari dhe analisti Valon Syla ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka urdhëruar që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai e ka krahasuar Kryeministrin Kurti me Abazoviqin në Mal të Zi.
“Kishe parimor… e burrë i fortë me gjyks pule e fali Manastitin ditën e parë të Ramazanit. E more Albin Kurti… deshte me hy ne histori si shqiptaromadh, e dole si vendasi i yt Abazoviqi, se edhe ai e ka fal si ti… por ai në Mal të Zi, e të në Republikën e Kosovës, që e ke njoftë ti si shtet, mas 110 njohjeve të shteteve të tjera… More rrenc… Nginu Vetëvendosje se na patët lodhë”, ka shkruar Syla.