Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se me ligj vlera e koeficientit, nuk është caktuar, por sipas kalkulimeve ai do të jetë 120 euro.
“Vlera e koeficienti është 120 euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vit. Askush nuk do të marrë më asnjë meritë për rritjen e pagave e që ato janë paga të shtetit”, tha ajo.
Nagavci, bëri me dije se në projektligjin e ri të pagave mësimdhënësit janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme.
“Projektligji i ri për paga është në finalizim paraprak, gjatë javës së ardhshme besoj se do të jetë në dëgjim publik”, tha ajo.
Sipas saj grupi punues i ka marrë për bazë të gjitha rekomandimet e saj duke eliminuar të gjitha kategoritë që ishin lënë anash në projektligjin që ishte miratuar nga qeveria e kaluar.