Urologët e QKUK-së po trajnohen për përdorimin e laparaskopisë në trajtimin e problemeve urologjike.
Dr. Liridon Selmani dhe Dr. Artan Elshani po qëndrojnë në Turqi ku po mbajnë një trajnim për përdorimin e aparaturës së laparaskopisë për trajtimin e patologjive, shkruan Gazeta Shneta.
Urologët po ashtu po mësojnë edhe për procedurën e avancuar invazive endoskopike RIRS.
Ata kanë udhëtuar në Turqi me vetiniciativë. Lexoni më poshtë postimin e plotë të tyre:
Dita e dyte e trajnimit ne Turqi kryesisht ne fushen e Laparaskopise dhe RIRS (te cilat nuk performohen ne Kosove) – nje pritje e ngrohte dhe vellazerore.
Falenderojme Drejtorin e Klinikes Prof. dr Irfan Organ dhe Prof. Tunc Ozan per mikepritjen dhe mundesine e dhene.
Urojme qe njohurite e perfituara te mund t’i implementojme ne Kliniken e Urologjise ne Prishtine.