Kurti për 21 vjetorin e vrasjes së Gjingjiq: Në Serbi ende kërcënohen jetët e atyre që sfidojnë pushtetin autoritar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në “X” për 21 vjetorin e vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq. Kurti ka thënë se ky është çmimi që ai ka paguar për qëndrimet e tij pro-Perëndim dhe pro-reformave, që kanë përfshirë edhe çuarjen e Millosheviqit në Hagë.

Kryeministri Kurti ka thënë se kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin në Serbi vazhdojnë ende.

“Në këtë ditë, 21 vjet më parë, u vra Zoran Gjingjiq. Ky është çmimi që ai pagoi për një qëndrim pro-perëndimor dhe pro-reformës, i cili përfshinte shkuarjen e Millosheviçit në Hagë. Kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin autoritar vazhdojnë ende”, ka shkruar Kurti.