Gërvalla kërkon avancim të raportit të Kosovës me NATO-n: Jemi faktor kyç për paqe dhe siguri në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz është pritur sot në selinë e NATO-s nga ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për çështje politike dhe politika të sigurisë, Boris Ruge dhe ndihmës sekretarja e Përgjithshme për operacione në NATO, Burcu San.

Siç njofton MPJ, Gërvalla ka falënderuar NATO-n dhe strukturat e saj për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Gërvalla ka theksuar se është e nevojshme që të ketë përparim të proceseve integruese për Kosovën në NATO deri në anëtarësimin e plotë në organizatë.

“Ministrja Gërvalla tutje ka theksuar se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e vendosur të fillojë dialogun dhe procesin e konkretizimit të marrëdhënieve tona, duke vënë në pah se Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë.