Politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi, ka komentuar situatën e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi vlerëson se për momentin, Kosova përdoret nga Serbia vetëm për fushatë elektorale të Aleksandar Vuciqit dhe asgjë më shumë.
Madje sipas kreut të PDSH-së, Serbia tashmë i ka larë duart nga Kosova.
Ai ka thënë se Serbia më shumë vepron në Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje, Kosovën e mban vetëm për sistem elektoral të Vuçiqit.
Unë mendoj dhe nuk dua ta kem gabim se Serbia ka larë duart prej Kosovës, kjo është vetëm një performancë e Serbisë. Kosova që duket në target dhe Serbia e di më së miri se me gjithçka e ka humbur Kosovën. Ajo momentalisht më shumë vepron në Maqedoni dhe në Bosnje se sa në Kosovë. Ai e mbanë Kosovën vetëm për sisteme elektorale të Vuçiqit”, ka thënë ai. /Kanal10