Në magjistralen Gjilan-Ferizaj është ndaluar një furgon me dyshim për mallra të kontrabanduara, nga Dogana e Kosovës.
Gjatë kontrollit të automjetit bëhet e ditur se është hasur ne mallra te ndryshme si: mbathje sportive pa fatura , të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara.
Tutje në njoftimin e doganës thuhet se është gjetur tekstil i firmave te ndryshme kozmetike me prejardhje dhe prodhim serb si dhe disa pako me hurme.
“Në magjistralen Gjilan -Ferizaj është ndaluar furgon me dyshim për mallra të kontrbanduara. I njëjti pasi kishte mallra te ndryshme pa dokumente është derguar në terminalin doganore në Ferizaj. Gjate kontrollit të automjetit ështe hasur ne mallra te ndryshme si: mbathje sportive pa prejardhje(pa fatura) , te markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara. Gjithashtu është gjetur tekstil te firmave te ndryshme kozmetike me prejardhje dhe prodhim serb, disa pako me hurme etj. Mallrat të cilat kanë qenë pa dokumente janë sekuestruar”,thuhet në njoftim.