Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se agjëron ditë të caktuara në Ramazan për t’u solidarizuar me myslimanët, ani pse i takon besimit të krishterë.
Ai në një intervistë që e ka shpërndarë në Tik Tok, Gazeta Demos, shprehet:
“Pse agjëroj ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit, dua të tregoj që jemi një komb, një gjuhë, një flamur dhe kemi tri besime, respektojmë besimet e njëri-tjetrit, solidarizohemi dhe nuk na dallon agsjë”, tha Lekaj.
“Nuk e bëj këtë për politikë, por e bëj me ndjenjat më të mira për njerëzit myslimanë”.
“Ditën e parë, është nata e madhe e Kadrit dhe ditën e fundit të Ramazanit”, tha Lekaj se i agjëron.
“Ndihem shumë lehtë, mirë, tentoj të mos gaboj diçka kur agjëroj”, tha ai.
Video e plotë, KËTU.