Bislimi mirëpriti ambasadoren e Kroacisë, flasin për bashkëpunimin mes dy shteteve

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.

Bashkëpunimi mes dy shteteve tona dhe intensifikimi i marrëdhënieve ishin në fokus të diskutimit të zhvilluar, me theks të veçantë në aktivitetet e shkëmbimet kulturore dhe organizime të përbashkëta, si dhe plane e projekte në këtë drejtim.

Bislimi e falënderoi ambasadoren për bisedën dhe bashkëpunimin e frytshëm e të vazhdueshëm. Ambasadorja shoqërohej dhe nga zëvendës ambasadori Nedjeljko Spilek.